Tahiri flet për taksën: Secili vend i bën vet politikat ekonomike për të mbrojtur interesat e popullit

Politika

Tahiri flet për taksën: Secili vend i bën vet politikat ekonomike për të mbrojtur interesat e popullit

Nga: G.B Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 15:11
Ramush Tahiri

Bashkimi Evropian po vazhdon të kërkojë nga Qeveria e Kosovës, heqjen e taksës për produktet e Serbisë dhe Bosnjës.

Por, Qeveria e Kosovës ka ripërsëritur se taksa nuk do hiqet derisa Serbia ta njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Lidhur me këtë, politologu Ramush Tahiri, ka thënë për gazetën “Bota sot” se secili shtet i bën politikat e veta ekonomike duke mbrojtur interesat e popullit dhe Qeveria me këtë masë ndaj Serbisë, dëshiron ta disiplinojë atë që të sillet normalisht.

“Secili vend përkatësisht shtet i bën vet politikat ekonomike duke mbrojtur interesat e popullit, shtetit, dhe të mallrave përkatësisht të interesave të veta. Këtë po e bënë presidenti Trump ndaj Kinës dhe ndaj Turqisë ndër të tjera. Qeveria thotë se kjo masë e taksës është politike dhe jo ekonomike dhe se synon ta disiplinojë Serbinë të sillet normalisht dhe me respekt për Kosovën në kohën që Kosova nuk pranohet në Interpol qytetarët serbë të Mitrovicës dali e festojnë në vend që të brengoseshin”, është shprehur ai.

Sipas tij, Qeveria po ashtu dëshiron të tërheq vërejtjen e BE-së për sjellët e Serbisë ndaj Kosovës, derisa thotë se taksa në aspektin e brendshëm ka ndikuar keq në çmimet e produkteve ushqimore.

“Gjithashtu Qeveria e Kosovës dëshiron të tërheqë vërejtjen e BE për sjelljet e organeve të Serbisë që vazhdimisht bëjnë obstruksione dhe shumë pengesa për integrimi e Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe ë funksionimin e shtetit të ndërtimit dhe të zhvillimit. Në planin e brendshëm është keq që çmimet e miellit e bukës janë rritur ndërsa çmimet e qepëve janë dyfishuar nga 5o cent në 1 euro kilogrami”, ka deklaruar Ramush Tahiri për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat