Kundërshtia e Agim Bahtirit paralajmëron furtunë, kufijtë nuk do të ndryshohen aq lehtë sa mendon Thaçi - Bota Sot
Kundërshtia e Agim Bahtirit paralajmëron furtunë, kufijtë nuk do të ndryshohen aq lehtë sa mendon Thaçi

Politika

Kundërshtia e Agim Bahtirit paralajmëron furtunë, kufijtë nuk do të ndryshohen aq lehtë sa mendon Thaçi

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 dhjetor 2018 Në ora: 22:26
Foto ilustrim: "Bota sot"

“Nuk është njësoj si reagimet tona në media, pasi kjo është diçka më tepër. Kundërshtia e Bahtirit paralajmëron furtunë, paralajmëron se kufijtë nuk ndryshohen aq lehtë me firmën e një të çmenduri, dhe nëse ky i çmendur është president i Kosovës”, thotë prof. dr. Enver Bytyçi.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ditë më parë, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ta dërguar në Kuvendin e Kosovës propozimin për ndryshimin e Ligjit që do ta bashkonte Mitrovicën në një komunë të vetme.

Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka thënë se kërkesa e tij për bashkimin e qytetit është mbështetur nga shumica e partive politike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës.

Sipas Agim Bahtirit, bashkimi i Mitrovicës do të ndodh pavarësisht kundërshtimeve dhe nuk ka rrugë tjetër.

“Unë kam kërkuar bashkimin e qytetit të Mitrovicës në një komunë të vetme, ashtu siç ka qenë gjithmonë, kërkesë e cila është mbështetur edhe nga të gjitha partitë politike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës. Ndërsa, tash Qeveria duhet të bëjë veprime konkrete për ndryshimin e ligjit përkatës, që do ta bënte Mitrovicën me një komunë të vetme. Qarqe të caktuara politike po e kundërshtojnë këtë nismë, por që nuk po i kundërshtojnë veprimet për ndarjen e Kosovës të kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri. Pra, si është e mundur që unë nuk kam drejt të punoj për bashkimin e qytetit, i cili gjithmonë ka qenë një dhe i vetëm, e dikush tjetër prej kolegëve të mi serb paska drejt të kërkoj ndarjen e Kosovës?  Unë e di saktë çka dua dhe jam thellësisht i bindur se bashkimi do të ndodh, gjë që do ta dëshmoj e ardhmja e afërt. Mirëpo, me vjen keq që institucionet qendrore nuk e kanë këtë informacion, e që do të duhej ta kishin”, ka shkruar Bahtiri.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, që të veprojnë sa më shpejt dhe ta dërgoj në Kuvend propozimin për ndryshimin e ligjit që do të bashkonte Mitrovicën në një komunë, sepse nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit të qytetit.

“Ata që thirren në Planin e Ahtisarit duhet ta dinë se ai është projekt i implementuar dhe tejkaluar, që e ka sjellë pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, Kosova nuk mund të mbetet peng i asnjë plani dhe asnjë njeriut, po duhet të zhvillohet konform asaj që e bën funksionale shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës”, ka shkruar Bahtiri.

Ideja e parë e Bahtirit nuk ka marrë mbështetje nga Qeveria e Kosovës. Për këtë arsye, Bahtiri sërish ka dalë me një plan të ri për bashkimin e jugut me veriun e Mitrovicës, dhe të  dy pjesëve në një komunë të vetme, përmes një peticioni, duke mbledhur  kështu 10 mijë nënshkrime të qytetarëve të Mitrovicës.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot")

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...