“Për LDK-në, Kosova e kishte Ushtrinë me komandant Adem Jasharin”

Politika

“Për LDK-në, Kosova e kishte Ushtrinë me komandant Adem Jasharin”

Nga: N.H Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 23:35
LDK

Parlamenti i Kosovës pritet të premten të shënoj transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri të Kosovës, ku priten të votohen tri projektligjet.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ku ditë më parë përmes një bisede telefonike me shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Kosova do të votojë për ushtrinë më 14 dhjetor.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lirije Kajtazi ka thënë se për partinë e saj Kosova e kishte ushtrinë e saj që nga viti 1991, pjesë e së cilës ushtri ishte edhe komandanti Adem Jashari.

Image
Lirije Kajtazi

“Për Lidhjen Demokratike e Kosovës, Kosova e kishte ushtrinë e saj që nga viti 1991, dhe pjesë e asaj ushtrie ishte edhe Komandanti Historik Adem Jashari. Mirëpo dikujt për protagonizëm dhe bajraktarizëm ta fillojë historinë nga vetja ju deshtë ta rifillojë vetëm për të deklaruar "e bëra unë"”, ka thënë Kajtazi.

Deputetja e LDK-së nënvizon se sikur të veprohej në kontinuitet do ta kishim ushtrinë me kohë dhe do ta bënim luftën më të mirë e më të fortë dhe sipas saj nuk do të kishim nevojë as për Gjykatën Speciale.

“Sikur të veprohej në kontinuitet, do ta kishim ushtrinë me kohë, do ta bënim luftën më të mirë e më të fortë dhe s’do kishim as Gjykatën Speciale. Andaj LDK nuk bënë gabime të tilla sikur oponentët e saj. Ne jemi gati gjithnjë për një ushtri me prestigj dhe pa e devalvuar me amatorizma”, ka përfunduar deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lirije Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat