Milaim Zeka: Gjykata Speciale do të ndikojë në skenën politike, figurat e PDK-së prijnë me thirrje nga Specialja

Politika

Milaim Zeka: Gjykata Speciale do të ndikojë në skenën politike, figurat e PDK-së prijnë me thirrje nga Specialja

Nga: D.R Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 08:29
Milaim Zeka

Gjykata Speciale ka filluar punën efektive, tre vite pas themelimit. I pari që u ftua zyrtarisht për intervistim,  ishte ish komandanti i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, për të vazhduar më tutje me Sokol Dobrunën, Nazif Mehmetin dhe së fundmi Sami Lushtakun, shkruan “Bota sot”.

Kjo Gjykatë u formua për shkak të mosbesimit të institucioneve vendore të drejtësisë, për të gjykuar krimet individuale gjatë luftës si dhe vrasjet politike të pasluftës në Kosovë, që përfshijnë periudhën kohore 1 janar 1998-31 dhjetor 2000.

Nga të ftuarit e parë të Speciales, shumica nga ta janë anëtarë të partive politike.

Por sa mund të ndikojë Gjykata Speciale në skenën politike të Kosovës?

Lidhur me këtë, kanë folur për “Bota sot” deputetë dhe njohës të këtyre rrethanave.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA, Milaim Zeka, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se të tjerët me radhë që do të ftohen nga kjo gjykatë, do të jenë shumica nga PDK-ja, por thotë se ftesa do të pranojnë edhe zyrtarë të tjerë nga të gjitha partitë politike në Kosovë.

“Pas ftesës të disa figurave të njohura, Gjykata do të ftoj edhe politikanë nga të gjitha partitë politike, mirëpo nga PDK-ja do të jenë shumica”, ka thënë Zeka.

Ai mendon se puna e Gjykatës Speciale do të “trazojë” skenën politike në Kosovë.

“Unë mendoj se Gjykata Speciale me punën e saj, me thirrjet e saj, do të ndikojnë shumë në skenën politike të Kosovës”, është shprehur Zeka për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat