Njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”, ka bërë një koment rreth krijimit të ekipit të ri negociator përmes rezolutës së propozuar nga Partia Socialdemokrate (PSD).
Ai për gazetën ka thënë se presidenti Hashim Thaçi edhe me tej do të mbetet figura qendrore e bisedimeve, përkundër miratimit të rezolutës.
“Jo të qartë dhe pa zbehje fare të rolit të presidentit, pa ndonjë kredibilitet në vendimmarrje të përbashkët, Hashim Thaçi do të mbetet figure qendrore e bisedimeve dhe një drafte marrëveshje e bërë jashtë Kosove. Më tepër është për të bërë legjitimacion duke zgjeruar ekipin apo bërë ekip se sa ndonjë kualitet tjetër që do të nxjerrë Kosova në ketë marrëveshje eventuale me Serbinë”, ka thënë Burjani.
Sipas tij, ky ekip nuk do të ketë jetëgjatësi, andaj ai ka propozuar një ekip të përbashkët.
“Nuk ka qëndrueshmëri, duhet pas një ekip të përbashkët dhe një ekip profesional, jo njerëz që flasin politikë e mendojnë që janë duke folur në Kosovë, por jo me njerëz ndërkombëtar”, ka përfunduar Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.