“Shërbëtori i Vuçiqit, Hashim Thaçi s’ka guxim t’i kundërvihet Serbisë në Këshillin e Sigurimit”

Politika

“Shërbëtori i Vuçiqit, Hashim Thaçi s’ka guxim t’i kundërvihet Serbisë në Këshillin e Sigurimit”

Nga: N.Sh Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 08:34
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Sot në Këshillin e Sigurimit do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, me iniciativën e Rusisë, e cila pretendon se po shkelet Rezoluta 1244 e OKB-së, që sipas saj nuk parasheh ndonjë forcë të armatosur përpos atyre paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë.

Ish-deputeti i Republikës së Kosovës, Adem Salihaj, thotë se, presidenti Hashim Thaçi nuk duhet të shkojë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, sepse, sipas tij, Thaçi nuk din dhe as që ka vullnet që ta mbrojë Kosovën.

Salihaj thotë se, deri më tani, asnjë përfaqësues i Kosovës nuk ka arritur ta mbrojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit përveç Vlora Çitakut.

Ai thotë se, Çitaku është e vetmja që e ka mbrojt Kosovën, si duhet dhe ua mbyllë gojën përfaqësuesve serb.

Image
Adem Salihaj

Kështu, Salihaj thekson se, asnjë politikanë i Kosovës nuk duhet të shkojë atje derisa të jetë Vlora Çitaku.

“Thaçin nuk duhej lënë të shkojë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, sepse ai as nuk di, e as nuk ka vullnet të sinqertë që ta mbrojë Kosovën.

Asnjë përfaqësues i Kosovës deri tash nuk ka arritur ta mbrojë Kosovën në KS në Nju Jork, përveç Vlora Çitakut.

Vlora Çitaku është e vetmja që e mbrojti Kosovën si duhet dhe ua mbylli gojën përfaqësueseve serbë. Asnjë politikan i Kosovës nuk ka nevojë të shkojë në KS, deri sa të jetë atje Vlora Çitaku atje”, shprehet Salihaj për gazetën “Bota sot”.

Salihaj tutje thekson se, presidenti Hashim Thaçi është shërbëtor i Vuçiqit dhe nuk ka guxim që t’i kundërvihet padronit të tij, duke shtuar se ai është shumë i dobët në aspektin politik.

“Hashim Thaçi është shumë i dobët në aspektin politik dhe intelektual, ka një fjalor të varfër e stereotip, i përsëritë disa fraza shterpe dhe nuk thotë asgjë. Përveç të gjitha këtyre, ai është shërbëtor i Vuçiqit dhe nuk ka guxim t'i  kundërvihet padronit të tij”, përfundon Adem Salihaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat