Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, në një prononcim për “Bota sot”, shkurtimisht e ka komentuar rezolutën-votimin e delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë.
Gecaj ka thënë se kjo është vetëm blerje kohe për zgjatjen e jetës së Qeverisë Haradinaj.
“Kjo është vetëm blerje kohe për zgjatjen e jetës së qeverisë më të mbrapsht të cilën Kosova e ka pasur ndonjëherë”, ka thënë ai.
Sipas tij, dialogu edhe me tej është në duart e presidentit Hashim Thaçi.
“Përndryshe, “dyzginat” e dialogut ende i mbanë në dorë Presidenti i vendit”, ka thënë në fund, Bajram Gecaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për gazetën “Bota sot”.