PSD-ja duke zaptuar mandatet nga VV-ja arritën deri te dialogu me Serbinë

Politika

PSD-ja duke zaptuar mandatet nga VV-ja arritën deri te dialogu me Serbinë

Nga: N.H Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 09:03
Shpend Ahmeti

Më në fund pjesëtarë të pozitës dhe një pjesë e vogël e opozitës i thanë “po”, miratimit të rezolutës e cila i jep të drejtën Shpend Ahmetit që të bëhet bashkëkryesues i dialogut me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri, ka thënë se PSD-ja nuk e ka tradhtuar elektoratin e saj, pasi sipas tij, ky grup i këtyre njerëzve nuk ka elektorat.

“Së pari nuk mendoj se PSD-ja ka tradhtuar elektoratin e saj, pasi mendoj se ky grup i këtyre njerëzve nuk kanë elektorat dhe se mandatet që ata i mbajnë si deputetë në Kuvendin e Kosovës i kanë të zaptuar si mandate te VV-së, dhe kjo e ashtuquajtur PSD, po e zbaton atë për çfarë është paguar apo sponsorizuar nga “Devollët””, ka thënë Haziri.

Me tej, ai ka vlerësuar se dy bashkëkryesuesit e këtij ekipi negociator kanë nevojë më shumë për njohjen e tyre ndërkombëtarisht si lider, se sa që përfaqësojnë denjësisht interesat Kosovës.

Image
Nexhat Haziri

“Unë nuk pres ndonjë rezultat nga ky ekip pasi aty janë njerëzit vetëm për përfitime të tyre politike, sikur që janë dy bashkëkryesuesit e këtij ekipi negociator, të cilët kanë nevojë më shumë për njohjen e tyre ndërkombëtarisht si lider se sa që përfaqësojnë denjësisht interesat Kosovës në raport me bisedimet me Serbinë”, është shprehur ai.

Krejt në fund, Haziri ka thënë interesante do të jenë ditët në vazhdim, ku sipas tij edhe pritet të mësohet hapi i presidentit Thaçi në raport me këtë ekip duke e ditur dhe njohur presidentin Thaçi i cili nuk do të dorëzohet aq lehtë.

“Shumë me rëndësi të pritet në ditët e ardhshme se cili do të jetë hapi i presidentit Thaçi në raport me këtë ekip duke e ditur dhe njohur presidentin Thaçi i cili nuk do të dorëzohet aq lehtë sa të mbetët në periferi të këtij procesi”, ka përfunduar analisti politik, Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat