Haziri: Një numër i argjendeve të organizatës kriminale SHIK, janë

Politika

Haziri: Një numër i argjendeve të organizatës kriminale SHIK, janë

Nga: D. B Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 12:42
Ilustrim

Dhe me këtë nuk është se po e zbuloj ujin e nxehet, pasi një numër jo i vogël i argjendeve të organizatës kriminale SHIK, janë ”rehatuar” në këtë institucion ka bërë që AKI-ja të mos jetë në gjendje për ta përmbushur misionin e sajë ashtu siç kërkohet me ligj, ka thën Haziri për ”Bota Sot”.

26 vjeçari Edmond Jetullahu është arrestuar nga policia e Kosovës, nën dyshimin se me anë të një dokumenti të falsifikuar, kishte paraqitur veten si pjesëtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Jetullahu, ndaj të cilit Prokuroria ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, dyshohet për kryerjen e veprave penale të “Spiunazhit”, “Prezantimit të Rremë” dhe “Falsifikimit të Dokumenteve”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka mohuar lajmet se Jetullahu, ka pasur qasje në dokumente apo informata top-sekrete që janë pronë e AKI-së.

Opinionisti Nexhat Haziri, në një prononcim për të përditshmen ”Bota Sot” ka thënë se ky institucion i sigurisë që nga fillimi kur edhe është themeluar ka qenë i politizuar, prandaj edhe ky është vetëm edhe një “skandal” më shumë që e bën institucionin e AKI-së në të pabesueshëm sytë e opinionit publik.

Image
Nexhat Haziri

“Siç e ceka ky institucion i sigurisë që nga fillimi kur edhe është themeluar ka qenë i politizuar dhe në shërbim të partive të caktuara politike, siç është rasti me PDK-në. Dhe me këtë nuk është se po e zbuloj ujin e nxehet, pasi një numër jo i vogël i agjendëve të organizatës kriminale SHIK, janë ”rehatuar” në këtë institucion që ka bërë që AKI-ja të mos jetë në gjendje për ta përmbushur misionin e sajë ashtu siç kërkohet me ligj. Ky institucion thjeshtë është shndërruar në një instrument politik të ndikuar nga lider politik të caktuar për t`i përndjekur dhe shantazhuar kundërshtarët politik. Ky skandal por edhe skandali e mëparshme siç janë kidnapimi i 6 Gylenistëve për ”dëshirën” e Erdoganit, pa përfillur asnjë kriter apo procedurë ligjore, vrasja e një përsoni ditë më parë mbrenda ndertesës së AKI-së për qerim hespaësh nga njerëz që mbrojnë interesa të grupeve të caktuar, dhe skandali tjetër me të birin e shefit aktual të AKI-së, Shpend Maxhunit, të cilit iu gjetën narkotik dhe armë pa leje. Këto janë tregues i qartë se ky institucion i rëndësishëm për sigurinë e vendit është në kaos të plotë sa i përket funksionimit të tij”, ka thënë opinionisti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat