Lutfi Haziri i kundërpërgjigjet Haradinajt për ushtrinë  

Politika

Lutfi Haziri i kundërpërgjigjet Haradinajt për ushtrinë  

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 17 dhjetor 2018 Në ora: 17:58
Lufti Haziri

Kuvendi i Kosovës me 107 vota për, më 14 dhjetor votoi tri ligjet që transoformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ndërsa, pak ditë para se të votohej ushtria, ishte kryetari i Gjilanit, njëherit nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, i cili deklaroi se nuk po formohet ushtria, por vetëm po transferohet FSK-ja në ushtri.

I menjëhershme ishte kundërpërgjigja e Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, i cili tha se janë turpëruese deklaratat e nënkryetarit të LDK-së,  Lutfi Haziri kur thotë se ushtria e Kosovës është më pak se ushtri.

“I kam dëgju disa politikanë, ndër ta Lutfi Hazirin, se ushtria është më pak se ushtri. Është turp kur një njeri i vendit të vet e ofendon ushtrinë e vet. Ushtria e Kosovës nuk ka asgjë më pak se ushtritë e tjera të botës”, ka thënë Haradinaj. 

Lufti Haziri, në një interviste ekskluzive për gazetën “Bota sot” ka deklaruar edhe njëherë se ushtria do te finalizohej vetëm nëse do të kishim ndryshime kushtetuese.

Sipas Hazirit, Turp është për ata që e shesin këtë gjysmë shtatzëni si shtatzëni të plotë.

“Turp është për ata që e shesin këtë gjysmë shtatzëni si shtatzëni të plotë. Nuk janë formuar forcat e Armatosura por FSK-ja po transformohet në ushtri të Kosovës, nuk  e kemi përkrahjen e NATO-s. Amerika është sponozori kryesor por doktrinën e NATOS e ka Amerika, mirëpo kjo ka të bëjë me atë që  ne nuk po arrijmë të bëjmë ndryshime kushtetuese sepse nëse ushtria do të formohej me ndryshime kushtetuese ne do ta formalizonim Forcat e Ushtrisë se Kosovës sepse transformohet FSK-ja në ushtri, policia e shteti është si shtylle e sigurisë, agjensioni informativ(AIK-u) ekziston,  strukturat tjerat që duhet ti integrohen në Forcat e Armatosura deri të mbërritja civile, por jemi larg saj po flasim për një transformim ligjor të FSK-në në ushtri të Kosovës dhe është një lajm i mirë për Kosovën. Ne si LDK po ja falim Kosovës votat për ushtri dhe njëanshëm për interes të zhvillimi të vendit” ka përfunduar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ndryshe, intervistën e plotë me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, do të mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetën “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat