Brukseli kërkon nga Prishtina, Prishtina pret nga Brukseli

Politika

Brukseli kërkon nga Prishtina, Prishtina pret nga Brukseli

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 13:26
Haradinaj, pas takimit me Mogerinin tha se ai ka pasur disa kërkesa për Bashkimin Evropioan duke theksuar liberalizimin e vizave: "Kosova ka kërkesa legjitime ndaj BE, së pari liberalizimi i vizave, pasi kemi mbetur në geto”, u shpreh Haradinaj para gazetarëve.

Këshilli për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe BE diskutoi në Bruksel tarifën që Kosova u ka vendosur prodhimeve të Serbisë e Bosnjë-Hercegovinës, negociatat Prishtinë-Beograd e liberalizimin e vizave.

Bashkimi Evropian e anuloi konferencën e rregullt për mediat, kështu që zyrtarët e BE-së nuk dolën bashkarisht me zyrtarët kosovarë në podium për të folur me gazetarët. Në vend të kësaj BE lëshoi një kumtesë për gazetarët, ndërsa nga ana kosovare kryeministri Haradinaj bëri një deklaratë, ku shpjegoi përmbajtjen e takimit.  

Bashkimi Evropian në kumtesë kërkon që të hiqet taksa dhe kufizimet e tjera jo tarifore, në mënyrë që të vazhdojë si më parë tregtia midis Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu BE-ja nga Kosova kërkoi edhe zbatimin e të gjtha marrëveshjeve të nënshkruara deri tash, duke përfshirë edhe zbatimin e marrëveshjes për Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe.

"BE nënvizon rëndësinë e vazhdimit të angazhimit të Kosovës në dialogun Prishtinë-Beograd, duke vazhduar punën me vullnet të mirë për një marrëveshje gjithpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha marrëveshjet për të cilat është rënë dakord deri tani duhet të zbatohen pa asnjë shtyrje, sidomos marrëveshja për Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe nënshkruar më 2015”, thuhet në kumtesën e BE-së.

Nga ana tij Haradinaj ka kërkuar që dialogu të vazhdojë me përfshirje më të madhe të ShBA-së dhe të ketë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila do të ketë rezultat, "pranimin e Kosovës në OKB”.

"Ne jemi te interesuar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Për këtë qeveria ka hartuar një projektmarrëveshje. Ne e përkrahim edhe Presidentin edhe delegacionin me një materie gjithëpërfshirëse”, ka thënë Haradinaj. Në lidhje me kërkesën për heqje të tarifave, Haradinaj tha: "Qeveria nuk ka kohë të zgjidhë çështje të pjesshme, por punon për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që përfshin njohje në OKB dhe në mekanizma ndërkombëtarë për Kosovën”.

Letërkëmbimi i mëhershëm

Këtij takimi i ka paraprirë një letërkëmbim në mes të qeverisë Haradinaj dhe zyrës së Mogerinit. Këmbimi ka filluar me letrën e parë të qeverisë së Kosovës, ku paraqiten argumentet për taksën 100 për qind.

Zyra e Mogerinit i është përgjegjigjur letrës me një propozim, sipas të cilit do të fillonin diskutime në një format të ri, që të adresojnë çështjet e tregtisë së lirë dhe marrëveshjes CEFTA, si dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë marrëveshje si Kosovë me fusnotë e jo siç bëhet deri tash përmes UNMIK-ut. Si shenjë të vullnetit të mirë nga Kosova zyra e Mogerinit ka kërkuar suspendimin e tarifës.

Haradinaj përmes një letre i është përgjigjur këtij propozimi duke thënë se tash është vonë që kjo çështje të trajtohet e izoluar dhe se ajo duhet të diskutohet në kuadër të zgjidhjes së tërësishme të çështjes. Për këtë thuhet në letër "ne kemi publikuar Projekt-Marrëveshjen gjithpërfshirëse në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Liberalizimi i vizave

Image

 

Haradinaj, pas takimit me Mogerinin tha se ai ka pasur disa kërkesa për Bashkimin Evropioan duke theksuar liberalizimin e vizave: "Kosova ka kërkesa legjitime ndaj BE, së pari liberalizimi i vizave, pasi kemi mbetur në geto”, u shpreh Haradinaj para gazetarëve.

Çështjen e vizave, BE-ja e përmend në fund të kumtesës së vet ku thuhet: "Përsa i përket liberalizimit të vizave, Komisioni Evropian ka adoptuar raportin, ku thuhet se Kosova i ka përmbushur kushtet. Vendimi pas raportimit të Komisionit po merret në konsideratë nga ana e Këshillit (ministrat e vendeve anëtare) dhe Parlamentit Evropian”.

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit përcakton rrugën e Kosovës drejt BE dhe marrëdhëniet e saj me BE dhe fqinjët. Në mbledhjet e Këshillit vlerësohen përparimet dhe ngecjet e vendeve, që dëshirojnë të bëhen pjesëtare të BE. Në situata të zakonshme, në këto mbledhje vlerësohet Agjenda e Reformave Evropiane, që përshin ndryshim ligjesh dhe aktivitete të tjera të forcimit të institucioneve shtetërore.

Reforma evropiane

"Në takimin e sotëm janë vlerësuar zhvilimet kyçe përsa i përket përmbushjes së kritereve politike, si dhe gjendjen e përmbushjes së kritereve ekonomike, bashkëpunimit financiar dhe zbatimit të marrëveshjes”, thuhet në kumtesën e BE-së.

"Në takim është mirëpritur përparimi i bërë deri tash në zbatimin e Agjendës së Reformës Evropiane dhe është bërë thirrje për zbatim të mëtejshëm të reformave të mbetura”.

Aty janë diskutuar edhe reformat e Kosovës në gjyqësi, repektimi i të drejtave të njeriut, gjendja në administratën publike, në arsim dhe në ekonomi.

Serbia do ta ketë mbledhjen e Këshillit të martën (18.12.). Ndërkohë, që gjatë ditës së sotme Komisari i Zgjerimit, Johannes Hahn takoi Ministren e Serbisë për Integrimet Evropiane, Jadranka Joksimoviç, me të cilën nënshkroi disa marrëveshje, duke përfshirë edhe ndërtimin e një gazsjellësi nga Bullgaria dhe disa fabrika të ujit të pishëm në qytetet jugore të Serbisë. Ndihma e përgjithshme e këtyre investimeve kap shumën 97 milion Euro. Nesër për të vlerësuar progesin e Serbisë për anëtarësimin në BE me zyrtarët serbë do të takohet Mogerini. / DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat