Ja çka kërkon Kosova nga BE-ja

Politika

Ja çka kërkon Kosova nga BE-ja

Nga: D. B. Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 16:28
Ilustrim

BE-ja ka kritikuar ashpër Kosovën për shkak të qasjes selektive, madje, sipas saj nuk do të ketë liberalizim të vizave para vitit 2020.

Analisti politik Rexhep Shahu nuk beson se shtrohet një dilemë e tillë, për arsyen më të thjeshte pasi  BE është një Bashkësi vendesh të lira demokratike dhe nuk është një organizatë okulte.

Në një prononcim për “ Bota sot” ai ka thënë se  Kosova nuk po e prish BE-në, pasi Kosova nuk ka fuqi që ta prishë dhe ta shkatërrojë atë, por Kosova thjesht po kërkon norma e sjellje demokratike nga BE.

Image
Rexhep Shahu

“Kosova po kërkon që të konsiderohet siç e kanë konsideruar shumica e vendeve të BE-së, si shtet i lirë, i pavarur, demokratik, dhe multietnik, por jo assesi me koloni të Serbisë. Kosova e banorët e saj shqiptar nuk do ta këmbenin lirinë e pavarësinë me lëvizje të lirë të Evropës pa viza, nuk do ta këmbenin lirinë e pavarësinë nga sunduesi serb për viza dhe këtë Evropa thjeshtë do ta kuptojë”, ka thënë Shahu.

Sipas tij, administrata e BE-së duhet thjeshtë ta kuptojë se nëse administrata e saj dëshiron ta pengojë Kosovën, atëherë shqiptarët që janë në Evropë në vendet e BE-së si shtetas të BE-së duhet të reagojnë për Kosovën.

“Shqiptarët që jetojnë në Evropë, pavarësisht se jetojnë prej dekadash në vende të BE-së dhe janë gjermano- shqiptare, zviceriano -shqiptare, britaniko -shqiptare, franko-shqiptare etj, ata duhet të ngrijnë zërin për padrejtësitë që po iu bëhet shqiptarëve të Kosovës. Por unë besoj vetëm një gjë se parakusht, është  që zyrtarët e Kosovës që shkojnë në BE të jenë sa më seriozë dhe të jenë të pavarur nga Serbia. Në mënyrë që të mos ndjehen si përfaqësues të Serbisë në Prishtinë, dhe të jenë të ditur dhe thjeshtë shqiptarë që nuk tradhtojnë as për euro e as për injorancë”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat