Fajësohet Mogherini për zhvillimet në Kosovë

Politika

Fajësohet Mogherini për zhvillimet në Kosovë

Nga: D. B. Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 17:29
Federica Mogherini

Politika e jashtme e BE dhe Shefja e Politikës së Jashtme e BE-së, Federica Mogherin duhet të kuptojë se në një lagje të Evropës, jetojnë evropian me lashtësi e traditë dhe që nuk janë ne gjendje as të nënshtrohen dhe as të poshtërohen me ofertat të cilat i bënë kjo politikane e rangut Evropian.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se qasja e saj është e gabuar, për vet faktin se ajo nuk i shikon nga i njëjti piedestal dy palët e negociatave.

Sipas tij, Federica Mogherin sikur vendos njëfarë improvizimi të ndarjes së medaljeve për sportistet dhe se Serbin e vendos me lartë e ne qendër, gjë që është e mjaftueshme për të parë se trajtimi është diskriminues ne raport me Kosovën.

Image
Ismet Haziri

“Në të vërtet Mogherini është fajtore për të gjitha, për vet faktin se duke qenë shumë në rrjedha me të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe duke qenë këto zhvillime nën ndikimin dhe premtimin e sajë, ne duke plotësuar kërkesat që dalin nga lista për standardet që të marrim liberalizimin, edhe do të marrim meritueshëm lirin e lëvizjes, ne fakt ajo sikur ketë listë ne vazhdimësi e stërgjati me kushte tjera e besa edhe me mashtrime nga këndvështrimi qytetar, por jo vetëm kaq, ajo aspak nuk bëri mbështetje as për anëtarësim ne organizmat tjerë kontinental dhe ndërkombëtar. Mogherini, duhet të kuptojë se populli është ma ndryshe se ata që përfaqësojnë, pasi durimi dhe sakrifica jonë ndër shekuj ka qenë edhe ma e rëndë se sa të presim për liberalizim. Vuajtjet tona në shekujt e kaluar kanë qenë edhe si pasojë pikërisht e politikës evropiane ku populli shqiptar dhe trojet e tyre janë shfrytëzuar si monedhë kusuri për ti plotësuar egot e të tjerëve. Prandaj edhe një popull i vogël sado që ka luftuar e rezistuar ka qenë e pamundur që të rezistojë kundër të gjithëve”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se Mogherini siç duket po e vazhdon me këtë politikë për vetë faktin  se ditë më parë ajo dha një deklaratë të çuditshme “Hiqeni taksen” do të fitoni thirrjen nga “UNMIK në Cefta” në “Kosovë” me fusnotën e famshme të Edita Tahiri.

“Pra kjo qasje është e gabuar ne ndoshta do të vuajmë por do të sakrifikohemi dhe do të qëndrojmë si shkëmbi ashtu siç kemi qëndruar deri më tani. Por ne assesi nuk do të shkarravitemi para Mogherint për liberalizim, pasi ne jemi popull paqedashës, por jo si dikur pa krah e ombrellë. Ne jemi bashkëpunues, por jo duke vrojtuar ngase duam reciprocitet, pasi jemi liridashës dhe nuk rrezikojmë lirin e askujt, por lirinë tonë do ta mbrojmë edhe me piken e fundit të gjakut madje edhe me frymën e fundit të shpirtit”, është shprehur njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat