Haziri: Shtetet që përbëjnë fuqinë e bruto produktit Evropian janë rreshtuar pas SHBA në raport me Kosovën

Politika

Haziri: Shtetet që përbëjnë fuqinë e bruto produktit Evropian janë rreshtuar pas SHBA në raport me Kosovën

Nga: D. B Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 11:08
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri ka pohuar se tensionet në fakt kanë ekzistuar që kaherë në raport me Kosovën dhe Serbinë dhe as që janë shuar ndonjëherë.

“Kam bindjen që këtë gjendje që dikush nga shtetet mike të Kosovës nuk e ka duruar tutje. E them këtë se edhe pas 20 viteve të largimit të regjimit serbë dhe pas 10 viteve të pavarësisë, Kosova akoma nuk ka bërë hapa substancial që definon saktë pozicionin e sovranitetit të saj. Kosova është në kohën e duhur që të merr vendimet e duhura edhe pse nga brenda po duken popullsitë, por megjithatë është një shkëndijë e qëlluar. Nëse analizojmë se a janë interesat që të acarohemi me BE-në, normal se jo, por ne kemi dhënë dëshmitë tona si nga trajtimi i brendshëm për rregullimin administrativ ku pakicat kanë pozicione model për Evropë dhe diskriminim pozitivë për pakicat serbe, si nga aspekti i demonstrimit shumë pro-perëndimor”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, shtetasit e Kosovës po mbeten të sakrifikuar nga gjëra të pa arsyeshme pasi që Serbia nuk tregon gatishmëri e konstruktivitet për të ndryshuar raportet Shqiptaro –Serbe dhe që rrjedhimisht si dy popuj më të fuqishëm Ballkanik të krijojmë stabilitet dhe prosperitet për gjithë rajoni.

Image
Ismet Haziri

“Sido që të jetë, duam apo nuk duam ta kuptojmë, si regjion pashmangshëm jemi pjesë e politikave gjeostrategjikë dhe se SHBA i ndjekë dinamikat e veta duke anashkaluar disa vocërrak që mundohen të bëjnë hije këtyre strategjive. E rëndësishme është se përkundër disa acarimeve që u shpërfaqën në Bruksel mesë delegacionit shtetëror dhe Zonjës Mogherini, është lajmi se 8 shtete anëtare aktuale dhe të tjerat që do të bëhen pjesë vitin tjetër në Këshillin e Sigurimi të OKB-së, janë bërë bashkë për të përkrahur të drejtën e Kosovës për të pasur ushtri. Deklarata është nënshkruar nga Britania e Madhe, Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia dhe Suedia”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, në të thuhet se është e drejtë e Kosovës që të krijojë ushtrinë e saj.

“Pra mendojë se është më shumë se argumentuar se shtetet që përbëjnë fuqinë e bruto produktit Evropian, territorin , numrin e banorëve dhe fuqinë ushtarake janë rreshtuar pas SHBA në raport me Kosovën dhe se BE, apo anëtarët që janë kundër këtyre zhvillimeve të reja mbi Kosovën do të reflektojnë dhe se Mogherini nuk do bëjë tallje me Kosovën që në këmbim për heqjen e ”taksës” 100% të fitojmë peshqeshin e Edita Tahirit që ja dhurojë Kosovës na “UNMIK” në Cefta të kalojnë në “Kosovë” me fusnotë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Hazir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat