Kosova duhet ta tregojë subjektivitetin ndërkombëtar në raport me shtetet tjera

Politika

Kosova duhet ta tregojë subjektivitetin ndërkombëtar në raport me shtetet tjera

Nga: D. B Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 16:18
Qeveria e Kosovës

Bashkimi Evropian, ka bërë padrejtësi në raport me Kosovën, pasi ka përdorur kritere të dyfishta në vazhdimësi.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Hidajet Ahmeti i cili në një prononcim për “Bota sot” thotë se Kosova si shtet duhet ta tregoj subjektivitetin ndërkombëtar në raport me shtetet tjera.

Image
Hidajet Ahmeti

“Mendoj se në këtë rast Kosova si shtet duhet ta tregoj subjektivitetin ndërkombëtar më Serbinë dhe Bashkimin Evropian të cilat po përdorin gjuhë të ashpër karshi një të drejtë legjitime që kanë praktikuar institucionet legjitime të Kosovës”, thotë Ahmeti.

“Gjykoj se Kosova është në rrugën e drejtë dhe nuk duhet të zmbrapset karshi presionit të vazhdueshëm nga BE-ja, kundërthëniet deklarative janë shumë të natyrshme dhe shpërfaqin tendencën për ta zbehur subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Konsistenca në qëndrime është në mbrojtje të subjektivitetin ndërkombëtar, por edhe legjitimitetin substancial të Republikës së Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat