Analisti i njohur tregon shkaqet e mos-liberalizimit të vizave

Politika

Analisti i njohur tregon shkaqet e mos-liberalizimit të vizave

Nga: D. B Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 19:26
Ilustrim

Komisionari i BE-së për Migrim dhe Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për të marrë liberalizimin e vizave. Ai ka thënë se, Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim,  por prapë se prapë  duhet punë  për ta luftuar krimin e organizuar.

Opinonisti Nexhat Haziri, konsideron se, zvarritjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës e bëjnë faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.

Ai ka thënë për “ Bota sot” se faktori i brendshëm është mungesa e rezultateve të prekshme nga institucionet e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Image
Nexhat Haziri

“Kjo ka bërë ngecja në zhvillimin ekonomik që ka rezultuar me një shkallë të lartë të papunësisë në Kosovë, gjë që kjo e fundit përbën një shkas për Brukselin që të ketë rezerva që nuk do të ketë ndonjë fluks refugjatësh nga Kosova për kërkim të azilit ekonomik. Ndërsa po ashtu këtë proces po e zvarritin  edhe faktor nga jashtëm që janë të lidhur edhe me procesin e bisedimeve apo dialogut Kosovë-Serbi, dhe kam frikë se kjo do të jetë një kusht i radhës, që Kosova të shtyhet të arrijë çfarëdo marrëveshjesh, qofshin këto edhe të dëmshme si kusht po për liberalizimin e vizave”, është shprehur opinionisti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat