Programi i Krishtlindjes 2018 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë - Bota Sot
Programi i Krishtlindjes 2018 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë

Prishtina

Programi i Krishtlindjes 2018 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 13:37
Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë

Ju njoftojmë me programin e Krishtlindjes 2018 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Programi

 24 dhjetor 2018  - VIGJILJA E KRISHTLINDJES

Ora 18:00: Pritja solemne në Qendrën “Bogdanipolis” në ambientet e Katedrales Shën Nënë Tereza Prishtinë (hyrja anësore), e cila organizohet nga ipeshkvi i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes 2018.

Ora 23:30: Programi i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen Shën Nënë Tereza.

Ora 24:00: Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, të cilën do të udhëheq ipeshkvi i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

25 dhjetor 2018 – DITA E KRISHTLINDJES

Ora 11:00: Mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë.

Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, do të kremtoj meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...