Përleshje me armë në Prishtinë, një person i plagosur

Prishtina

Përleshje me armë në Prishtinë, një person i plagosur

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 07:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një rast i përleshjes me armë ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë.

Incidenti ka ndodhur afër “Rrethit të Flamurit”.

Dëshmitarët kanë thënë për Kallxo se ka pasur gjuajtje me armë nga dy vetura në lëvizje.

Nga të shtënat, merret vesh se është plagosur një person.

Ai është plagosur në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia bllokoi mbrëmë rrugën ku ka ndodhur përleshja e armatosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat