Një i plagosur pas përleshjes me armë zjarri në Prishtinë

Prishtina

Një i plagosur pas përleshjes me armë zjarri në Prishtinë

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 09:38
Policia e Kosoves

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë pas një përleshje me armë zjarri mes dy grupeve në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar , Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ndërsa ka bërë të ditur se të shtënat ndodhën saktësisht në rrugën ”5 Maji”.

Sipas Hoxhës, policia menjëherë i është përgjigjur thirrjes së rastit ndërsa mësohet se gjendja e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetë.

”Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja dhe njësitet relevante janë duke kryer procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe motivet e rastit”, thekson më tej Hoxha, 

Detaje të tjera publikohen së shpejti, rasti sipas Policisë së Kosovës ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:17.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat