I plagosuri nga të shtënat me armë në Prishtinë është një 19 vjeçar, policia jep detaje të reja

Prishtina

I plagosuri nga të shtënat me armë në Prishtinë është një 19 vjeçar, policia jep detaje të reja

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 10:06
Foto

Policia e Kosovës, njësia e rajonit të Prishtinës, ka lëshuar detaje të reja rreth rastit të përleshjes së mbrëmshme me armë zjarri tek ”Rrethi i Flamurit”, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Sipas raportit, policia konstaton se rasti ka të bëjë me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima M.G, mashkull 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, 

I njëjti siç raportoi më parë , menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

”Mbështetur në informacionet e mbledhura nga tereni dhe në bazë të hetimeve preliminare, dyshohet se një person i dyshuar i cili ishte në një veturë, e cila ishte në lëvizje, me armë zjarri ka shtënë disa herë, në drejtim të viktimës dhe katër personave të tjerë, të cilët gjithashtu ishin në veturën e tyre, duke lëvizur në rrugën e sipërshënuar”, sqaron më tej Policia e Kosovës rreth ndodhisë së rastit.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë rast, si dhe në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat