Kaosi i trafikut në Prishtinë, vozitësve u ofrohet çaj e kafe

Prishtina

Kaosi i trafikut në Prishtinë, vozitësve u ofrohet çaj e kafe

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 10:05
Kaosi i trafikut në Prishtinë

Dega e PDK-së në Prishtinë ka njoftuar për një aktivitet mjaftë të veçantë gjatë ditës së sotme.

Në shenjë protese ndaj komunës së Prishtinës për moszgjidhjen e problemit të trafikut, ata do t’u ofrojnë pjesëmarrësve në komunikacion çaj dhe kafe të nxehtë.

Aktiviteti do të zhvillohet me fillim prej orës 16:00 afër shkollës Ali Sokoli në Prishtinë.

Kujtojmë, se tash e një kohë të gjatë Prishtina përballet me trafik të rënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat