Kukaj: Respëktuam ligjin, nuk i anashkaluam britaniket për Bord

Prishtina

Kukaj: Respëktuam ligjin, nuk i anashkaluam britaniket për Bord

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 18:15
Dren Kukaj

Drejtori i Drejtorisë për Pronë në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj ka thënë se në konkursin për NPB, nuk i kanë anashkaluar britanikët, por vetëm kanë respektuat ligjin.

Shkrimi i plotë i Kukajt:

DEMANTIM

(Për Gazetën Express – Lajmi i titulluar ‘Edhe Komuna e Prishtinës shkel marrëveshjen me britanikët, eliminon profesionistin për zyrtarin e AAK'së në një Bord’)

Për pesë ditë radhazi, prej orës 08:00 e deri në orën 20:00, së bashku me Genc Sherifin e Vesel Makollin kemi qenë të përfshirë (për mendimin tim) në procesin më transparent e më të drejtë të përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të NPB=së. Së bashku me ne ka qenë edhe Taulant Osmanaj nga BIRN, si dhe Charlie Eyre dhe Gordon Ryan, ekspertë të rekrutimit të deleguar nga Ambasada Britanike.

Pas përfundimit të këtij procesi, ne i kemi përzgjedhur katër më të mirët, e të cilët kanë qenë

1. Lendita Mekuli Myderrizi

2. Bekim Pireva;

3. Arbnore Jashanica; dhe

4. Arbër Mulaku.

Mirëpo, me ligj kemi qenë të obliguar ti trajtojmë edhe dy kritere në fund. Kriteri i parë ka qenë kriteri gjinor, në kuptimin që përbërja e Bordit të jetë e barabartë në mes burrave dhe grave. Fatmirësisht, nuk kemi pasur nevojë të bëjmë ndërhyrje ngase tashmë i kishim dy gra në mesin e top katërshes. Kriteri i dytë që kemi qenë të obliguar kërkon që të paktën dy anëtarë të Bordit të kenë njohuri në kontabilitet. Neni 17.4 i Ligjit për Ndërmarrje Publike precizon që çdo Bord i Drejtorëve i një NP duhet të ketë së paku dy (2) drejtorë të cilët janë ekspert, ose së paku të kenë njohuri adekuate, në kontabilitet.

Njëra prej kandidatëve në top katërshe e ka plotësuar këtë kriter, mirëpo brenda top katërshes nuk ka qenë i dyti me njohuri të ekspertit të kontabilitetit. Andaj, është vendosur bashkërisht që personin në radhë me nivelin me të lartë të kontabilitetit ta zëvendësojmë. Kësisoj Arbër Mulaku, kandidati mashkull me më pak pikë (dhe me asnjë dëshmi të njohjes së kontabilitetit) është zëvendësuar me Xhevdet Lecin ku ky i fundit ka qenë i pari që ka qenë kontabilist i certifikuar.

Në rast se nuk po më besoni shikone edhe korrespondencën elektronike që e kemi zhvilluar lidhur me këtë çështje me Charlie Eyre. Ky e-mail tregon se nuk e kemi anashkaluar Ambasadën Britanike, por përkundrazi ata kanë qenë të përfshirë në këtë vendim. Po ashtu, gjithashtu ju inkurakoj të kontaktoni edhe me të gjithë palët tjera (BIRN dhe Ambasada Britanike) dhe jam i bindur që do i konfirmojnë këto që i thashë më lart.

Shëndet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat