Grabitje e armatosur në Prishtinë - Bota Sot
Grabitje e armatosur në Prishtinë

Prishtina

Grabitje e armatosur në Prishtinë

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 21:30 ka ndodhur një grabitje e armatosur në një market në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një market në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

***

Pesë persona posa kanë kryer një grabitje të armatosur në hipermarketin Viva Fresh, e cila ndodhet rrugës për Gërmi.

Burime të Kp thonë se nuk ka të lënduar me këtë rast.

Aktualisht policia ka dalë në vendngjarje dhe po pret njësitet tjera policore, të cilat do ta kryejnë hetimin.

Personat e armatosur janë larguar nga marketi në këmbë në drejtim të lagjes ‘Tokbahqe’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...