Tri raste të dhunës në familje në Prishtinë

Prishtina

Tri raste të dhunës në familje në Prishtinë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Dhuna ndaj familjarëve nuk ka të ndalur. Kryesisht, nga gjinia mashkullore. Veç mbrëmë në Prishtinë, tre burra ushtruan dhunë. Është rrahur një baba, dy bashkëshorte dhe një vajzë.

Të gjitha rastet kanë ndodhur në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij viktimat femra K/Shqiptare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njërin rast nga raporti i Policisë.

Tjetri rast raportohet të ketë ndodhur ndaj babait.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili kishte sulmuar - rrahur prindin e tij, viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport.

Edhe një tjetër sulm ishte ndaj gruas.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar gruan e tije viktimën femër K/Shqiptar. Viktima ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thotë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat