Akuzohet se para 16 viteve e grabiti një telefon, deklarohet i pafajshëm

Prishtina

Akuzohet se para 16 viteve e grabiti një telefon, deklarohet i pafajshëm

Më: 4 janar 2019 Në ora: 12:11
Gjykata në Prishtinë

I akuzuar se në mars të vitit 2002, me kërcenim ka marrë një telefon të tipit “NOKIA”, Mentor Morina u deklarua i pafajshëm.

“Nuk e pranoj fajësinë, sikur ta kisha bërë do ta pranoja”, deklaroi i akuzuari.

Sipas aktakuzës, Mentor Morina atë kohë në lagjen “Dardania” në Prishtinë, duke përdorur dhunë dhe kanosje ndaj të dëmtuarit Kadri Veliu, së bashku me katër persona të tjerë të dëmtuarit ia kanë kapur duart nga mbrapa dhe i janë drejtuar me fjalët “ ose ma jep telefonin ose të mbys”, pas së cilave ia marrin telefonin e tipit “NOKIA”.

Në fjalën hyrëse mbrojtësja e të akuzuarit Mentor Morina, Avokatja Fllanza Kaliu, tha se pas shqyrtimit gjyqësor nuk do të vërtetohet akuza, raporton kallxo.

“Nuk do të vërtetohet akuza e lexuar nga prokurori, pasi që nga aktakuza sidomos arsyetimi i saj, nuk del se ka prova të sigurta të cilat do të vërtetonin përtej dyshimit të bazuar mirë se Mentor Morina ka kryer ketë vepër penale”, tha avokatja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat