Ndotje më e vogël e ajrit sonte në Prishtinë

Prishtina

Ndotje më e vogël e ajrit sonte në Prishtinë

Më: 4 janar 2019 Në ora: 22:49
Prishtinë

Niveli i ajrit të mbrëmjes së sotme në kryeqytetin e Kosovës është ‘i pranueshëm’.

Sipas matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, indeksi i cilësisë së ajrit është 91 në bazë të matjeve të bëra në ora 21:00.

Megjithatë ndotja në këtë nivel është shqetësuese për një numër njerëzish që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit.

Në bazë këtij niveli, rekomandohet se “Fëmijët dhe të rriturit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të kufizojnë qëndrimin e zgjatur në natyrë”.

Prishtina gjithashtu ka indeksin më të lartë të ndotjes së ajrit në rajon.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat