Komuna e Prishtinës publikon numrin emergjent nëse keni probleme me borën

Prishtina

Komuna e Prishtinës publikon numrin emergjent nëse keni probleme me borën

Më: 7 janar 2019 Në ora: 18:27
Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ekipet janë duke punuar vazhdimisht në pastrimin e rrugëve të kryeqytetit

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se për çdo urgjencë të lajmërohen në Qendrën e Thirrjeve në 038 245 777.

“Mbrëmë ekipet kanë punuar në orët e vona deri në mëngjes për të pastruar arteriet kryesore të kryeqytetit. Sot ka vazhduar puna me rrugët dytësore. Për çdo urgjencë lajmëroni Qendrën e Thirrjeve në 038 245 777. Ju lusim për qarkullim të kufizuar dhe përshtatje të shpejtësisë gjatë reshjeve dhe temperaturave të ulta”, ka njoftuar Ahmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat