Edhe sot ajri i ndotur në Prishtinë

Prishtina

Edhe sot ajri i ndotur në Prishtinë

Më: 8 janar 2019 Në ora: 09:21
Prishtinë

Prishtina po vazhdon të ketë ajrin e ndotur edhe në këto temperatura të ulëta.

Prishtina edhe më tutje po vazhdon të përballet me ndotje të lartë të ajrit.

Edhe mëngjesin e sotëm prishtinasit janë përballur me ndotje të ajrit.

Image

Në bazë të matjeve të fundit që i ka bërë matësi i Ambasadës Amerikane për cilësinë e ajrit, në ora 08:00 ndotja ka arritur 139 PPM.

Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të jetë jo e shëndetshme.

Madje kjo masë e ndotjes së ajrit është shumë e pashëndetshme për të rriturit dhe fëmijët që kanë probleme me sëmundje të frymëmarrjes.

Preferohet që këta persona të kufizojnë daljet e tyre në natyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat