Reshjet e borës, Ahmeti ka një kërkesë për vozitësit

Prishtina

Reshjet e borës, Ahmeti ka një kërkesë për vozitësit

Më: 9 janar 2019 Në ora: 12:02
Pamje nga Prishtina

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se të gjitha kompanitë e kontraktuara kanë qenë tërë natën në terren dhe vazhdojnë të punojnë me kapacitete të plota.

Ai në profilin e tij në Facebook shkruan se reshjet pritet të vazhdojnë, andaj kërkon nga vozitësit për qarkullim të kufizuar dhe përshtatje të shpejtësisë.

“Me prioritet janë arteriet kryesore dhe vendbanimet e bllokuara. Për çdo emergjencë lajmërohuni në Qendrën e Thirrjeve 038 245 666 dhe 038 245 777”, porosit Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat