Banorët e lagjes Qendra protestojnë kundër zhurmës së kafiterive

Prishtina

Banorët e lagjes Qendra protestojnë kundër zhurmës së kafiterive

Më: 18 janar 2019 Në ora: 21:42
Prishtina

Banorët e lagjes Qendra në Prishtinë, të hënën protestojnë kundër zhurmave të larta që u bëjnë kafiteritë.

Banorja  kësaj lagjeje dhe njëra nga aktivistet që në vazhdimësi bënë përpjekje për t’u ndalur zhurma në këtë lagje, Violeta Geci Laamanen ka njoftuar për kp se në protestë do të dalin banorët e rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Nurije Zeka” kundër zhurmave të larta nga kafiteritë.

Ajo thotë se dy kafiteri e prishin rendin dhe qetësinë publike, duke e thyer ligjin dhe duke i terrorizu banoret deri në orët e vona të mbrëmjes.

“Policia është e vetmja e cila reagon ndaj thirrjeve të banorëve, gjersa institucionet përgjegjëse, Komuna dhe Inspektorati Komunal, nuk ndërmarrin absolutisht asgjë, madje refuzojnë kërkesat tona për takime”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat