Po mbyllen gropat e Prishtinës, ndahen afro 80 mijë euro

Prishtina

Po mbyllen gropat e Prishtinës, ndahen afro 80 mijë euro

Më: 20 janar 2019 Në ora: 09:40
Ilustrim

Në fillim të këtij viti komuna e Prishtinës ka arritur të kurorëzojë kontratën e radhës, dhe bazuar në çmimin e dhënë nuk është treguar aspak dorë e shtrënguar, aq më tepër kur bqhet fjalë për sanimin e gropave gjithandej kryeqytetit.

Komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti ka kurorëzuar kontratën me N.T.P “Bashkimi” më datën 10 janar të këtij viti, për sanimin e gropave dhe deformimeve të shtresave të asfaltit në rrugët dhe trotuarët e Komunës së Prishtinës. Sipas kontratës në fjalë, vlera totale indikative e kontratës është 77 mijë e 955 mijë euro, derivimi i lejuar nga vlera totale indikative është plus-minus 30%.

Poashtu, çmimet e njësive do të jenë fikse dhe nuk do t’i nënshtrohen ndryshimeve për porositë e vendosura nën këtë kontratë publike kornizë.

Data e përfundimit e të gjitha punëve do të jetë 365 ditë, derisa periudha garantuese e defekteve është 1 vjet. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat