Ahmeti u kërkon mësimdhënësve të Prishtinës të rifillojnë procesin mësimor

Prishtina

Ahmeti u kërkon mësimdhënësve të Prishtinës të rifillojnë procesin mësimor

Më: 20 janar 2019 Në ora: 23:12
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas vendimit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, që greva në arsim në mbarë vendin të vazhdojë, edhe pas ofertës së Qeverisë Haradinaj për të rritur pagat e mësimdhënësve për 20 milionë euro në vit.

Ahmeti i ka bërë thirrje mësimdhënësve të Prishtinës që "të gjejnë rrugën që fëmijët të mos humbin mësimin".

"Komunat në Republikën e Kosovës nuk përcaktojnë nivelin e pagave në sektorin publik. Megjithatë, jemi përgjegjës për arsimin parauniversitar në komunat tona", ka shkruar Ahmeti në Facebook.

"Prandaj me shqetësim, bashkë me fëmijet e prindërit, po e përcjellim grevën që ka lënë klasët e zbrazëta, e fëmijët në shtëpi", ka thënë ai.

"Si Komunë e Prishtinës apelojme tek mësimdhënësit që të gjejnë rrugën që fëmijët të mos humbin mësimin", ka shkruar Ahmeti. 

"Lufta për të drejtat e punëtorëve nuk duhet të ndalet në asnjë sektor asnjëherë por nganjëherë dëmi kolateral është më i madh se përfitimi momental", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat