Policia jep detaje për aksionin në Prishtinë

Prishtina

Policia jep detaje për aksionin në Prishtinë

Më: 23 janar 2019 Në ora: 21:22
Aksioni i Policisë

Njësitë policore, përfshi edhe Njësinë Speciale, janë duke e zhvilluar një aksion të bastisjes në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Policia e Kosovës ka treguar se aksioni është duke u zhvilluar për identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprime të kundërligjshme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka treguar se është duke u zhvilluar një aksion për identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprime të kundërligjshme.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë, e mbështetur edhe nga njësitë tjera relevante policore, në këto qaste është në proces të realizimit të një operacioni policor, për identifikimin e personave të dyshuar, të përfshirë në veprime të kundërligjshme. Për detaje dhe informacione terja do t’ju informojmë pas përfundimit të operacionit”, ka theksuar Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat