Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë e pashëndetshme

Prishtina

Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë e pashëndetshme

Më: 24 janar 2019 Në ora: 23:14
Prishtinë

Prishtinasit edhe më tutje vazhdojnë të përballen me ndotjen e ajrit.

Edhe sonte Prishtina ka shënuar shkallë të lartë të ndotjes së ajrit.

Në bazë të matësit për cilësinë e ajrit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit momentalisht e pashëndetshme.

Në ora 22:00 kur edhe është regjistruar matja e fundit, ndotja e ajrit ka arritur në 127 PPM, shkallë kjo që llogaritet të jetë e pashëndetshme për persona të caktuar.

Këshillohet që personat që vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes, si astma të mos ekspozohen në natyrë në këtë kohë, shkruan më tutje lajmi.net.

Kjo ndotje nuk është e rrezikshme për të gjithë mirëpo, preferohet që fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore assesi të mos ekspozohen në natyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat