Rrugët e kryeqytetit mbulohen me borë

Prishtina

Rrugët e kryeqytetit mbulohen me borë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 00:20
Rrugët e kryeqytetit

Të reshurat e borës gjatë ditës së premte, kanë bërë që rrugët e kryeqytetit të mbulohen tërësisht.

Gjithashtu, ngricat në orët e mbrëmjes kanë krijuar akoma më shumë situatë jo të sigurt në komunikacion.

Vështirësi të kalimit kanë pasur disa rrugë të Prishtinës, përfshirë rrugën në Bregun e Diellit si dhe, Mati 1, ku është bllokuar trafiku për një kohë.

Image

Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

Ndërkaq, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka njoftuar se po punohet pa ndërprerë që të gjitha rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të kalueshme.

“Po punohet pa ndërprerë që të gjitha rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të kalueshme, anise bora nuk po ndalet! Ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit janë nëpër të gjitha rajonet duke monitoruar punën e vazhdueshme të kompanive të kontraktuara për heqjen e borës. Rrugët po pastrohen vazhdimisht, por ju lutem të keni kujdes gjatë vozitjes në këtë natë me borë dhe temperatura të ulëta”, ka thënë Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat