Kthehet në shtëpi i mituri nga Prishtina që u zhduk të dielën

Prishtina

Kthehet në shtëpi i mituri nga Prishtina që u zhduk të dielën

Më: 30 janar 2019 Në ora: 17:57
Ilustrim

Ditën e dielë, një 12-vjeçar nga Prishtina është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer. Duke mos ditur për vendndodhjen e të birit, babai e ka lajmëruar të nesërmen rastin në polici, e po atë ditë i mituri është kthyer në shtëpi

Mëngjesin e së dielës, 12-vjeçari nga Prishtina ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer.

I ati, e ka paraqitur rastin në polici të hënën, një ditë pas zhdukjes së djalit, e për fat të mirë 12-vjeçari është kthyer në shtëpinë e tij po atë ditë kur edhe është paraqitur rasti.

Rastin e ka konfirmuar Zyra për Komunikim e Policisë së Kosovës, të cilët kanë theksuar se i mituri është gjetur brenda ditës kur edhe është raportuar zhdukja e tij.

“I mituri është lajmëruar dhe është kthyer në shtëpi po atë ditë kur babai e ka paraqitur rastin në polici. Arsyet pse është larguar nuk i ka treguar, ka qenë largim i përkohshëm nga shtëpia, prindi i shqetësuar e ka lajmëruar rastin por fatmirësisht është kthyer”, ka thënë Bajram Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat