Befasojnë matjet, kjo është ndotja momentale e ajrit

Prishtina

Befasojnë matjet, kjo është ndotja momentale e ajrit

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 18:42
Prishtinë

Në krahasim me ditët e kaluara, sot matjet për ndotjen e ajrit kanë befasuar

Ditëve të fundit në Prishtinë ndotja e ajrit ishte mjaft e rrezikshme. Mirëpo, në matjen e fundit që është bërë nga matësi i cilësisë së ajrit i Ambasadës Amerikane, tregon se cilësia e ajrit është e pranueshme.

Në ora 17:00 kur edhe është regjistruar matja e fundit, në Prishtinë ndotja e ajrit ka qenë 63 PPM, shkallë kjo që llogaritet e pranueshme megjithatë, për disa persona edhe mund të jetë shqetësuese.

Këshillohet për fëmijët dhe të rriturit që kanë probleme me sëmundje të frymëmarrjes si astma të kufizojnë daljet e tyre në natyrë, pasi që mund të shkaktojë komplikime.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat