Kjo është cilësia e ajrit momentalisht në Prishtinë

Prishtina

Kjo është cilësia e ajrit momentalisht në Prishtinë

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme në Prishtinë, ndotja e ajrit ka qenë në suaza të normales.

Krahasuar në ditët e kaluara, ndotja e ajrit në Prishtinë sot është regjistruar në suaza të normales, shkruan lajmi.net.

Në bazë të matësit për cilësinë e ajrit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në ora 22:00 kur edhe është regjistruar matja e fundit, ndotja e ajrit ka arritur në 80 PPM.

Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të jetë e pranueshme për shëndetin, megjithatë për disa persona është edhe e pashëndetshme.

Sipas matësit të cilësisë së ajrit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, kjo ndotje mund të jetë jo e shëndetshme për të gjithë personat që kanë probleme me sëmundjet e frymëmarrjes si astma dhe për fëmijët.

Image

Preferohet që të gjithë ata që kanë probleme të tilla shëndetësore të mos ekspozohen shumë në natyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat