Deputetët kërkojnë që burgu i Prishtinës të shndërrohet në Muze

Prishtina

Deputetët kërkojnë që burgu i Prishtinës të shndërrohet në Muze

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 08:31
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione

(E plotësuar) -Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në mbledhjen e sotme ka diskutuar dhe ka marrë vendim që të bëjë kërkesë që burgu i Prishtinës të shndërrohet në Muze.

Këtë kërkesë ata e kanë arsyetuar duke thënë se duhet të dihet historia e Kosovës, e mënyra më e mirë për të treguar vuajtjet që kanë përjetuar shqiptarët në burgje në kohën e regjimit serb.

Kryetarja e këtij komisioni Duda Balje, tha se duhet të ruhet historia e atij burgu, duke përmendur se në atë burg ka qenë edhe Adem Demaçi e shumë veprimtarë të tjerë.

Balje: Jam shumë e sigurt se është vonë, por më mirë sot se kurrë

“Kur kam hi me hulumtua në rrjetet sociale e kudo shumë pak informacione ka pasur. Do të thotë nëse ne si Kosovë jemi në gjendje me harruar çka ka ndodhur qysh dikush tjetër mundet me ditë. Unë jam shumë e sigurt se është vonë, por më mirë sot se kurrë”, u shpreh ajo.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha se ky vendim është i vonuar, megjithatë tha se duhet të veprojnë më shpejt që të mos humbin gjurmët.

Haxhiu: Të mos humbin ato gjurmë

“Jo vetëm që është në kohën e duhur por duhet ne si komision të kërkojmë në mënyrë që mos tjetërsohen ato gjurmë të cilat ndoshta janë pjesë e historisë, historisë sado të dhimbshme të ikonave të shtetit të Kosovës siç u përmend z.Demaçi, pastaj edhe e heronjve të tjerë Rexhep Mala, Fazli Grajqevcit. Pra, për vuajtjet e tyre në ato hapësira dhe ato hapësira të jenë muze duke qenë edhe pjesë të gjitha materialet që i kemi për këto ikona ta kemi në ato hapësira në mënyrë që edhe gjeneratat po edhe kushdo që vjen në Kosovë t’i shohin gjurmët. Është një gjë shumë e mirë që do të duhej ta marrim shpejt e shpejt në mënyrë që të mos tjetërsohet, të mos humbin ato gjurmë, ngase sa kemi informata ajo pjesë ajo hapësirë po shkon kah rrënohet dhe nuk e dimë çka mundet me ndodh”, tha ajo.

Deputetja Luljeta Veselaj-Gutaj, tha se ideja për ta shndërruar në muze është shumë e mirë, pasi sipas saj, të gjithë do të kenë mundësi të shohin nga afër torturat që iu kanë bërë qytetarëve shqiptar.

Gutaj: Të kenë mundësi që nga afër t’i shohin krimet që u janë bërë shqiptarëve

“Ta dijë gjithë Evropa dhe gjithë bota të kenë mundësi që nga afër torturat të cilat iu kanë bërë popullit shqiptar në kohëra të ndryshme, maltretimet që iu kanë bërë në forma të ndryshme. Kemi të njohur shumë raste ku ndoshta edhe me një leckë dhe me një rrobë kanë bërë popullaritet dhe janë ekspozuar nëpër botë duke i shfaqur maltretimet e ndryshme, e ne kemi shumë argumente për të treguar dhe kemi shumë arsye që burgu i Prishtinës të bëhet muze. Ta njohin të gjithë, ta dinë historinë edhe maltretimet e popullit shqiptar që iu kanë bërë nga regjimi serb”, tha ajo.

Deputeti i VV-së, Shemsi Syla, ka pasur edhe një kërkesë tjetër. Sipas tij, vetëm objekti pa materialet përcjellëse nuk nevojitet.

Syla: Të jepet edhe dokumentacioni përcjellës

“Pos kërkesës që të na jepet në dispozicion si vepër muzeale objekti, unë kërkoj që të kërkojnë ne nga të gjitha instancat që kanë obligim ruajtjen dhe konservimin e të gjithë atyre gjurmëve, dokumentacionit përcjellës që e ka përcjellë golgotën e të burgosurve  politik në burgun e  Prishtinës. Duke marr parasysh nga ato shënimet e gardianëve që është një pasuri shumë e madhe e krejt shënimeve përcjellës të hetuesisë, sepse ky burg ka shërbyer si burg hetues. Mandej të vet shërbimit të brendshëm të asaj kohe të cilët kanë edhe gjithë dokumentacionin e hetuesisë ndaj të burgosurve, e sidomos ndaj Adem Demaçit e të tjerëve që do të ishte një pasuri shumë e madhe. Neve ashtu kështu nuk na vyen vetëm objekti për ta parë, por objekti në vetvete bëhet më i pasur dhe ka atë vlerën e vet kur mundohemi ta ruajmë edhe dokumentacionin përcjellës që argumenton veprën që është bërë aty”, u shpreh ai.

Ai ka kërkuar që të gjitha burgjet hetuese në Prizren, Gjilan, po edhe në vendet e tjera ku kanë qenë të ruhen si vepra.

Deputetët kanë diskutuar edhe për shënimin e 20 vjetorit të masakrës së Dubravës.

Kërkohet që burgu i Prishtinës të shndërrohet në muze

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në mbledhjen e sotme ka diskutuar dhe ka marrë vendim që të bëjë kërkesë që burgu i Prishtinës të shndërrohet në muze.

Kryetarja e këtij komisioni Duda Balje, tha se duhet të ruhet historia e atij burgu, duke përmendur se në atë burg ka qenë edhe Adem Demaçi e shumë veprimtarë të tjerë.

"Ne e dimë se burgu i Prishtinës ka qenë i torturës dhe unë besoj që jemi në rrugë të mirë dhe kërkesa jonë është shumë me vend. Do të bëjmë kërkesë nga Ministria e Drejtësisë dhe nga Ministria e Administratës Publike", tha ajo.

Deputetja Luljeta Veselaj-Gutaj, tha se ideja për ta shndërruar në muze është shumë e mirë.

"Tani janë pjekur kushtet që të kemi një kujdes të veçantë për këtë temë. Të gjithë e dimë se gjatë viteve të 90 janë mbajtur në burg si ikona si Adem Demaçi dhe unë jap mbështetje kësaj çështje", tha ajo.

Deputetja Teuta Haxhiu, tha se ky vendim është i vonuar, megjithatë tha se duhet të veprojnë më shpejt që të mos humbin gjurmët.

"Është një gjë shumë e mirë që duhet ta marrim një vendim shumë shpejt që të mos humbin gjurmët", u shpreh ajo.

E deputeti Shemsi Syla, tha se duhet të sigurohen se përveç objektit, t’i kenë edhe dokumentacionin përcjellës.

"Duhet shtuar edhe diçka, pos kërkesës që të jepet objekti si vepër muze, por të na japin të gjitha ato gjurmët, dokumentacionin që i ka përcjellë të burgosurit e asaj kohe. Kjo është shumë e mirë, por është shumë e vonë dhe kërkoj që të gjitha burgjet hetuese të ruhen", tha ai.

Mbështetje idesë për shndërrimin e burgut në muze i ka dhënë edhe deputetja Lirije Kajtazi.

Diskutohet mundësia që Burgu i Prishtinës të shndërrohet në Muze

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban mbledhjen e radhës diskutim lidhur me mundësinë që Burgu i Prishtinës të shndërrohet në Muze.

Në këtë burg gjatë viteve 90, janë burgosur dhe maltertuar shumë qytetarë të Kosovës nga regjimi serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat