Agim Gashi kritikon Shpend Ahmetin: S’ka sukses qeverisja e tij në Prishtinë - Bota Sot
Agim Gashi kritikon Shpend Ahmetin: S’ka sukses qeverisja e tij në Prishtinë

Prishtina

Agim Gashi kritikon Shpend Ahmetin: S’ka sukses qeverisja e tij në Prishtinë

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 08:34
Agim Gashi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se raporti financiar 2018 i kryetarit të Komunës së Prishtinës është dokumenti më i saktë që flet për të arriturat apo dështimet skandaloze të qeverisë së tij dhe vet atij për periudhën  një janar - tridhjetë e një dhjetor 2018.

Këshilltari i LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, Agim Gashi ka thënë se pasqyrat financiare tregojnë se si rezultat i dështimeve qeverisëse në fushën e shpenzimeve kapitale, shërbimeve, mallrave, subvencioneve dhe transfereve barten për vitin 2019 hiq më pak se 25 milion euro.

Pra, kjo qeveri sipas tij nuk ka arritur të investoj në fushat më të rëndësishme siç është arsimi, infrastruktura e ujërave të zeza dhe ajo rrugore, fusha e mirëmbajtjeve të rrugëve dhe hapësirave publike, fusha e subvencionimit të bujqësisë dhe zhvillimit rural, fusha e kulturës , rinisë dhe sportit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale dhe aq më keq, qe gjashtë vite nuk arriti të hartojë dhe miratojë Hartën Zonale si dokument obligativ bazik ligjor nga i cili krijohen kushte ligjore për përmbushur kërkesat dhe nevojat për t’ndryshuar planet rregullative të hollësishme në Prishtinë.

"Kjo paaftësi qeverisëse po ndodhë në kohën kur Prishtinës i mungojnë shtatë objekte shkollore, i mungojnë me dhjetëra institucione parashkollore, i mungon rrjeti i kanalizimit komplet në Matin 1 dhe në Kalabri, në Hajvali prapa Pallatit të Drejtësisë e deri në Cagllavicë, në Fushën e Pajtimit, në Llukar e deri në Grashticë, në Mramor dhe shumë vendbanime tjera."

"Po ashtu mungon rrjeti i ujësjellësit në dhjetëra fshatra të Komunës së Prishtinës, mungon deponia për mbeturina nga konstrukcioni dhe demolimi, mungon Plani i Mobilitetit, mungojnë hapsirat dhe objektet e parkingjeve, mungojnë subvencionet në bujqësi, kulturë, arsim, transport dhe mirëqenie sociale, mungojnë investime në ndërtimin e kolektorit në Kalabri dhe Matin1, mungojnë investimet në Rrugën A dhe Rrugën B dhe mbi të gjitha, mungon gatishmëria për t’krijuar një trupë qeverisëse me kuadro të mira profesionale dhe të koordinuar nga një kryetar që do të jetë përgjegjës para votës së qytetarit të Komunës së Prishtinës", ka theksuar Gashi.

Ai konsideron se bartja e 25 milionëve të pashpenzuara nga viti 2018 në vitin 2019 është dëshmia më e mirë se kryetari i Prishtinës dhe qeveria e tij kanë dështuar skajshmërisht sepse nuk mund të ketë sukses një qeveri e formuar nga pesë subjekte politike të cilat shantazhojnë njëra- tjetrën, por edhe vet programin qeverisës.

"Nuk mund të ketë sukses në qeverisje kryetari i Prishtinës i cili, në vend që të merret me zgjidhjen e problemeve të panumërta të Prishtinës, ka pranuar rrol të dyfisht-atë të anëtarit negociator për zhvillimin e dialogut Kosovë - Serbi".

"Nuk mund të arrijë sukses në realizimin e programit investiv një kryetar i cili, rrit numrin e drejtorive pa asnjë kriter , vetëm për t’përmbushur orekset e subjekteve politike në koalicion."

"Po ashtu një kryetar dhe një qeveri komunale, siç është kjo e Prishtinës, do të dështoj gjithnjë nëse vazhdon të funksionojë dhe të qeveris me këtë mendësi qeverisëse duke mos përfillur rregullat elementare të bashkëpunimit, jo vetëm brenda vetes, por edhe me të gjithë faktorët përreth vetes, brenda Kuvendit dhe grupeve tjera të interesit jashtë Komunës", ka vlerësuar në fund Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...