Flet Jonuz Salihaj: Klanet brenda partisë më shkarkuan nga detyra - Bota Sot
Flet Jonuz Salihaj: Klanet brenda partisë më shkarkuan nga detyra

Prishtina

Flet Jonuz Salihaj: Klanet brenda partisë më shkarkuan nga detyra

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 16:35
Jonuz Salihaj

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, të martën ka “liruar” nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, Jonuz Salihajn. Ahmeti tha se këtë e bëri me kërkesë të partnerit të koalicionit, partisë së Salihajt, AAK’së. E Salihaj thotë se ky nuk është lirim nga detyra por shkarkim, madje ai akuzon një pjesë të partisë së tij për klane të fshehta

Komuna e Prishtinës që nga e marta ka mbetur pa Drejtor të Drejtorisë së Arsimit, kjo pasi kryetari Ahmeti me kërkesë të AAK’së liroi nga detyra drejtorin e deritanishëm, Jonuz Salihajn.

Mirëpo, Salihaj në një prononcim për Express thotë se ky nuk është lirim nga detyra, pasi ai nuk e ka kërkuar një gjë të tillë, por është shkarkim si pasojë e disa klaneve brenda partisë ku ai është edhe themelues.

“Ky nuk është lirim nga detyra, është shkarkim. Unë kam kërku të ma shkruajnë dhe të ma japin vendimin për shkarkim, me arsyen pse është bërë kjo. Askush nuk më ka thirrur e as s’më ka lajmëruar. Kjo gjë është bërë në mënyrë klandestine, pra fshehurazi, me gjithë kërkesën time për sqarime, askush nuk më është përgjigjur”, thotë Salihaj

Madje për shkarkimin siç e quan Salihaj, fajëson kryetarin e degës së AAK’së në Prishtinë, Brahim Ahmetajn, për të cilin thotë se shkarkimin ia bëri për ndonjë qëllim personal.

“Nuk po e fajësoj Shpend Ahmetin, por ka ndonjë klan brenda partisë, jo krejt partia. Kanë mëndu me m’shfrytëzu mua si instrument e kështu nuk mund të më shfrytëzojë askush. Mendoj që këtë e ka bërë kryetari i degës, Brahim Ahmetaj, për ndonjë qëllim të vetin”, është shphrehur Salihaj.

Ndërkaq Salihaj thotë se është konsultuar edhe me avokatin e tij, e njëjtë i ka thënë edhe ai, se ky është shkarkim e jo lirim nga detyra.

Ai thekson se në AAK ekziston sistemi presidencial, ku kryetari i partisë mund të bëjë shkarkimin pasi ai vetë edhe e ka emëruar në atë pozitë.

Madje për kërkesën për shkarkim të Salihajt, Ahmetaj ka shkruar një status në Facebook, ku ka thënë se niveli i performancës së Salihajt nuk ka qenë i kënaqshëm.

“Pas shumë ankesave të qytetarëve në adresë të z.Jonuz Salihajt për mos përgjigje, për mospërfillje, për anashkalime dhe injorim, gjithashtu në bazë të analizës së ekspertëve tanë të arsimit, niveli i tij i performancës profesionale nuk ka qenë i kënaqshëm”, thuhet në reagimin e Brahimajt”, ka shkruar Ahmetaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...