Mësohet shuma e parave që mori ryshfet zyrtari i arrestuar i Gjykatës

Prishtina

Mësohet shuma e parave që mori ryshfet zyrtari i arrestuar i Gjykatës

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 09:22
Ilustrim

Pasditen e djeshme, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit arrestoi një person në Podujevë, i cili dyshohet se ka marrë ryshfet dhe ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

B.Rr., punonjës i Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas policisë, u arrestua pasi mori 20 euro ryshfet nga nja person për t’i ndihmuar për një lëndë gjyqësore.

“Është arrestuar një zyrtar i Gjykatës pasi që i njëjti kishte marr ryshfet 20 euro nga viktima mashkull K-Shqiptar për të kryer një punë në gjykatë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporton e sotëm të policisë.

Pas pranimit të Informatës në fjalë dhe verifikimeve profesionale, Policia e Kosovës (NJRHKEK – Prishtinë) kishte ndërmarr veprime të menjëhershme duke përfshirë edhe aplikimin e metodave të sofistikuara teknike të hetimit, dhe kanë arritur që të dyshuarin ta arrestojnë në flagrancë.

Zyrtari i Gjykatës do të ndiqet sipas Kodit Penal, respektivisht për Veprat Penale të Korrupsionit si “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 i KPRK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat