Gjobiten me nga 100 euro taksitë ilegalë në Prishtinë

Prishtina

Gjobiten me nga 100 euro taksitë ilegalë në Prishtinë

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Gjashtë ekipe të Inspekcionit janë angazhuar sot në ndalimin dhe gjobitjen e taksistëve ilegalë, njofton Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media.

 Aksioni ishte i përqendruar në pikat statike në lagjen Dardania, ku zakonisht stacionohen kombit dhe veturat që kryejnë shërbimin e transportit ilegalisht.

“U shqiptuan gjoba nga 100 euro, për secilin, si dhe u bë konfiskimi i targave”, thuhet në komunikatë. “Aksionet e tilla do të jenë të vazhdueshme (brenda dhe jashtë orarit zyrtar të punës), me kapacitet të shtuar edhe të Inspektorëve edhe të Policëve, si në pikat statike brenda lagjeve ashtu edhe nëpër stacione të autobusëve, deri në eliminimin e kësaj dukurie që po e rëndon dukshëm trafikun në Prishtinë”, thekson Komuna e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat