Shpend Ahmeti tregon emrin e ri se kush do ta udhëheqë Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë - Bota Sot
Shpend Ahmeti tregon emrin e ri se kush do ta udhëheqë Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë

Prishtina

Shpend Ahmeti tregon emrin e ri se kush do ta udhëheqë Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 18:54
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Shpresa Shala do të jetë drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës.

“Drejtoreshë e Arsimit do të jetë Shpresa Shala. Ajo ka qenë drejtoreshë në shkollën “Xhemajl Mustafa” dhe është e shkëlqyer në punën e saj. Shala ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me Këshillin e Prindërve dhe Këshillin Drejtues të shkollës si dhe ka pasur rezultat të mirë te nxënësit".

“Po mundohemi t’i avancojmë njerëzit e suksesshëm në pozita”.

Drejtorinë e Arsimit e ka udhëhequr Jonuz Salihaj nga AAK, por partia e tij para pak ditësh ka kërkuar lirimin nga detyra të tij.

AAK është në koalicion në Komunën e Prishtinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...