Jonuz Salihaj: Arsimi s’është trajtuar me prioritet – s’e di pse jam shkarkuar - Bota Sot
Jonuz Salihaj: Arsimi s’është trajtuar me prioritet – s’e di pse jam shkarkuar

Prishtina

Jonuz Salihaj: Arsimi s’është trajtuar me prioritet – s’e di pse jam shkarkuar

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 08:36
Jonuz Salihaj

Jonuz Salihaj, ish-drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, ka thënë se arsimi në Prishtinë është pasqyrë e arsimit në vend.

“Arsimi asnjëherë nuk është trajtuar me prioritet”.

Salihaj ditë më parë është shkarkuar nga pozita e tij.

“Shkakun e shkarkimit nuk e di – nuk ma ka dhënë askush. Ka qenë një tendencë e një grupi, por se kam menduar se mund të vijë deri këtu”, ka thënë Salihaj në Sytë 7.

“Aq më pak kur nuk kam bërë asnjë gabim dhe asnjë shkelje te ligjit”.

“Por duket se kanë qenë disa njerëz nga jashtë partisë të ardhur së fundi dhe kanë ndikuar tek struktura”.

Ai thotë se do ta mendojë nëse do të vazhdojë të jetë në AAK, apo do të largohet përfundimisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...