Dëmtohen hapësirat në sheshet e Prishtinës, paralajmërohen ndëshkime për fajtorët

Prishtina

Dëmtohen hapësirat në sheshet e Prishtinës, paralajmërohen ndëshkime për fajtorët

Më: 5 mars 2019 Në ora: 21:37
Hapësirat në sheshet e Prishtinës,

Me të marr postin e drejtorit të Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri vazhdimisht publikon pamje të aksioneve të ndërmarra në këtë sektor.

Ai sonte ka publikuar në profilin e tij në Facebook fotografi të hapësirave të dëmtuara në Prishtinë.

Tahiri paralajmëron se do të gjendet fajtorët që kanë bërë këto vepra të shëmtuara.

Më poshtë postimi  i Tahirit:

Aksionet e fundit të Inspekcionit për rend dhe rregull në Kryeqytet, me gjasë i kanë sjellë edhe këto reagime në njërën nga zonat kyçe – në shesh.

Do t’i shohim incizimet nga kamerat e sigurisë përreth, për t’i gjetur fajtorët. Sheshet, nuk do të jenë tregje! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat