Pse po mbyllen qendrat e masazhit? Flet kryeinspektori i Prishtinës - Bota Sot
Pse po mbyllen qendrat e masazhit? Flet kryeinspektori i Prishtinës

Prishtina

Pse po mbyllen qendrat e masazhit? Flet kryeinspektori i Prishtinës

Më: 6 mars 2019 Në ora: 22:50
Ilustrim

Udhëheqësi i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka folur rreth mbylljes së disa qendrave të masazhit, ku dyshohet se zhvillohet prostitucion, nga organi që ai drejton. Kryeinspektori i Prishtinës

Tahiri ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se Inspektorati ka ndërmarrë aksione në këto qendra “për të parë nëse kanë pëlqim sanitar”.

“Bashkë me njësitet përkatëse të Policisë po organizojmë aksione të përbashkëta”, ka treguar ai.

Inspektimi sanitar është, sipas Tahirit, “kompetenca e vetme e Inspektoratit”.

I pyetur se çfarë nënkupton pëlqimi sanitar, ai është përgjigjur: “Kushtet sanitare janë njësoj si për një barnatore, si për një ordinancë, si për një studio të masazhit”.

“Këto lloje të bizneseve, aplikojnë për pëlqim sanitar në komunë. Inspektori shkon dhe shikon nëse i ka të gjitha mjetet sanitare – dhe ia jep pëlqimin sanitar ose jo”, ka theksuar ai.

Aksioni i Komunës dhe Policisë, sipas Tahirit, ka rezultuar me mbylljen e vetëm pesë qendrave të masazhit.

“Vetëm pesë prej tyre nuk e kishin pëlqimin sanitar”, ka treguar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...