Ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

Prishtina

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

Më: 8 mars 2019 Në ora: 07:03
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Bregun e Diellit ka shpërthyer një tub magjistral që transporton ujin dhe për pasojë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se pa furnizim me ujë mbesin zonat e shërbimit: Pallati i Drejtësisë, Veterniku, Mati 1, Bregu i Diellit (Zona Lindje, Zona Jugu, Perëndimi) Aktashi I dhe Aktashi II.

Kompania ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat