Nuk ka më qumësht për nxënësit e Prishtinës - Bota Sot
Nuk ka më qumësht për nxënësit e Prishtinës

Prishtina

Nuk ka më qumësht për nxënësit e Prishtinës

Më: 10 mars 2019 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Që nga 12 janari, filloristëve nuk po iu shërbehet qumësht, komunarët premtojnë se shpejtë do të rifillojë furnizimi.

Po e bartë shujtën e mëngjesit për shokët e tij filloristë. Është ora e parë e ndërrimit dhe nxënësit e kësaj klase shërbehen me ushqimin e tyre ditor.

E duket se shujta është e pëlqyeshme për nxënësit e shkollës “7 Marsi” në Emshir.

Por, filloristëve nuk po iu shërbehet edhe qumështi krahas kifleve, si dikur.

Kjo pasi ka skaduar kontrata për furnizim me qumësht për nxënësit.

Janë gjithsej 17,200 nxënës të cilëve po iu mungon kjo pije, pasi kontrata me operatorin e furnizimit ka përfunduar me 12 janar.

E në Drejtorinë për Arsim të Komunës së Prishtinës thonë se shumë shpejt do rifillohet dhënia e ushqimit.

Meriton Dragusha tregon për T7 se ka ankesa nga prindërit për mos furnizimin me qumësht.

E për tenderin e qumështit ishte ankuar edhe Lëvizja Vetëvendosje!

Kjo bëri që në muajin janar, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të anulojë tenderin 500 mijë euro për furnizimin e 17 mijë nxënësve me qumësht.

E për këtë punë, Valdrin Ahmeti nga VV, kishte ushtruar kallëzim penal për dyshimet për keqpërdorim të Komunës së Prishtinës.

Sekretari i VV në Prishtinë thotë se mungesa e qumështit është një shenjë e degradimit të vazhdueshëm të qeverisjes në Prishtinë.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Prishtinës deklaroi se prokuroria është duke e trajtuar me seriozitet këtë lëndë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...