Tri herë e pastruan – sërish mbeturina tek Stadiumi “Fadil Vokrri”

Prishtina

Tri herë e pastruan – sërish mbeturina tek Stadiumi “Fadil Vokrri”

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:03
Foto

Let’s Do It merr vesh se i njëjti qytetar kryen me pagesë bartjen e mbetjeve të tilla ndërtimore, të cilat më pas i hedh nëpër hapësira publike që më parë ishin shfrytëzuar si deponi ilegale për hedhjen e mbeturinave, njofton Klan Kosova.

“Let’s Do It është jashtëzakonisht e shqetësuar nga pamje të tilla si dhe nga monitorimi ynë rezulton që ka edhe qytetarë të tjerë që kryejnë të njëjtën punë [Paguhen për t’i bartur mbetjet ndërtimore, të cilat më pas i hedhin në hapësira publike], andaj kërkon urgjentisht nga institucionet përgjegjëse lokale dhe qendrore që të reagojnë dhe të marrin masa ndëshkuese ndaj ndotësve të tillë, të cilët veprojnë kështu në mënyrë të vetëdijshme”, thuhet në komunikatë.

Kjo hapësirë përreth Stadiumit “Fadil Vokrri” është pastruar tri herë nga vullnetarët e Let’s Do It, dhe është ndotur sërish.

“Kemi bërë presion të vazhdueshëm te institucionet për largimin e tregut në atë hapësirë, pikërisht për shkak të mbeturinave dhe mbetjeve të shumta që i linin aty në fund të ditës shitësit e tregut”.

Let’s Do It ju njofton se po vazhdon monitorimin edhe zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga inspektorët komunal mjedisor dhe qendror dhe shqiptimin e gjobave për ndotësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat